Chi Siamo

Sjellim produktet tipike nga Puglia dhe traditën italiane në Shqipëri. Shtojmë dashuri në çdo gjë që bëjmë dhe kërkojmë t’ua transmetojmë pasionin atyre që na zgjedhin çdo ditë.

I kushtojmë vëmendje detajeve, sa të lidhur jemi me zonën e Puglia-s sonë të dashur, shijet, aromat, gjithçka që na shquan.

La nostra Storia

Udhëtimi ynë nisi me hapjen e dyqanit të parë dhe organizimin e një magazine të vogël. Krijuam një rrjet marketingu dhe filluam shpërndarjen e produkteve tona në Tiranë, ndërsa gjatë verës, u zgjeruam edhe në Veri dhe Jug të Shqipërisë.

Po ashtu, paninet tona u bënë gjithnjë e më të pëlqyera dhe të kërkuara në Tiranë, me një shërbim delivery të centralizuar që i bëri ato më të aksesueshme për të gjithë.

Hapëm, në bashkëpunim me partnerin tonë lokal, dyqanin e parë në franchising në qytetin e Vlorës. Dyqani ka karakter sezonal dhe përmbush pritshmëritë e partnerit, duke kryer edhe funksionin si bazë për shpërndarjen në Jug të Shqipërisë.

 

Në muajin Nëntor, duke u bërë pjesë e strukturës shoqërore, zhvillojmë Bistrò Momento, në partneritet me Valentino SpA, pjekës të afirmuar italianë të kafesë në zonën e Lecce-s. Pas përballjes me pandeminë, lokali ka ardhur duke u spikatur si një nga pikat e referimit të gastronomisë italiane në Tiranë. Falë edhe mbështetjes së partnerit tonë të shkëlqyer dhe menaxhimit tonë të kujdesshëm, udhëtimi i Momento-s është ende në zhvillim.

Në muajin Shtator, pasi pikasëm një lokal në afërsi të Sheshit Wilson në Tiranë, filloi hapja e dyqanit tonë të dytë në pronësi dhe menaxhim direkt. Falë kontributit edhe të bashkëpunëtorëve tanë historikë, dyqani filloi të afirmohet si pikë referimi në afërsi të zonës së ish-Bllokut.

Në muajin Shkurt hapëm dyqanin e parë me bashkëpunëtor në një nyje qëndrore të Kryeqytetit, në rrugën Myslym Shyri. Edhe në këtë rast, falë kontributit të bashkëpunëtorëve tanë historikë dhe menaxhimit të kujdesshëm në formën e franchise, dyqani u bë pikë referimi për këtë zonë, duke u fokusuar në plotësimin e kërkesës për atë zonë.

Në muajin Shkurt hapëm dyqanin e parë me bashkëpunëtor në një nyje qëndrore të Kryeqytetit, në rrugën Myslym Shyri. Edhe në këtë rast, falë kontributit të bashkëpunëtorëve tanë historikë dhe menaxhimit të kujdesshëm në formën e franchise, dyqani u bë pikë referimi për këtë zonë, duke u fokusuar në plotësimin e kërkesës për atë zonë..

Historia vazhdon….

Produciamo cibo vero a mano, fresco su ordinazione.
Non è il modo più veloce, è il modo giusto.

 

Ti piace mangiare?

Sii il primo a conoscere le nostre ultime voci di menu e le ultime offerte. Più cibo. Meno soldi spesi.